Page 16 - Demo
P. 16
121.5 Tretja e lëndëveDisa lëndë përzihen me ujë ose me lëngje të tjera dhe nuk dallohen me sy të lirë. Në këtë rast, themi që këto lëndë janë të tretshme. Të tilla janë: kripa, sheqeri etj. Nga tretja e lëndës me ujë ose lëngje të tjera përftohet tretësira. Një tretësirë përbëhet nga: • lënda e tretshme;• tretësi.Për shembull, në tretësirën e ujit me kripë, kripa është lënda e tretshme, ndërsa uji tretësi.Disa lëndë të tjera nuk mund të treten në ujë ose në lëngje. Këto quhen lëndë të patretshme. Të tilla janë: rëra, pluhuri i shkumësit, orizi etj.Veprimtaria 1.5aTretja e kripësMbushni një gotë me ujë. Hidhni në të një lugë me kripë. Trazojeni dhe vëreni çfarë ndodh. A u tret plotësisht kripa në ujë? Çfarë u përftua? Cila është lënda e tretur dhe cili është tretësi në tretësirën që përgatitët? Tretësira e përftuar quhet tretësirë e pangopur. Nëse do të vazhdojmë të hedhim sërish kripë në gotë, në një moment do të shohim që kripa nuk tretet më. Në këtë rast, kjo tretësirë quhet tretësirë e ngopur. e tretshme, tretësirë, tretës, e patretshmeFjalë kyçeujë, dy gota, kripë, një lugë Mjetet e nevojshme

