Page 17 - Demo
P. 17
13Mësuam se Tretësira përftohet nga tretja e lëndës së tretshme në lëngun tretës. Temperatura ndikon në shpejtësinë e tretjes. Veprimtaria 1.5bNdikimi i temperaturës në procesin e tretjesMerrni dy enë qelqi. Në njërën prej tyre hidhni ujë të ngrohtë, kurse në enën tjetër ujë të ftohtë. Në secilën, hidhni nga një lugë sheqer. Përziejeni dhe vëreni çfarë ndodh me sheqerin. Në cilën enë u tret më shpejt sheqeri? Pse?ujë, lugë, dy enë qelqi, sheqer Mjetet e nevojshme Pyetje dhe detyra 1. A është tretësirë uji i detit?2. Tregoni disa lëndë të tretshme dhe disa të patretshme.3. Provoni me ndihmën e prindërve në shtëpi: a formohet tretësirë nëse hedhim në ujë një lugë me sodë buke dhe e përziejmë atë? Pse?

