Page 19 - Demo
P. 19


                                    15Mësuam se Përzierja formohet nga dy ose më shumë lëndë. Lëndët e pastra mund të veçohen nga përzierjet. Për veçimin e disa lëndëve përdorim metoda të ndryshme, si: filtrimi, fundërrimi, avullimi.Veprimtaria 1.6cAvullimiTretni një lugë kripë në një enë. Vendoseni enën me tretësirën e ujit me kripë mbi llambën me alkool ose mbi një burim tjetër nxehtësie. Parashikoni çfarë do të ndodhë kur të avullojë uji.Lëreni tretësirën mbi burimin e nxehtësisë, derisa uji të avullojë plotësisht. Çfarë vini re në fund të enës?ujë, kripë, një llambë me alkool, një enë Mjetet e nevojshme Pyetje dhe detyra 1. Si i gjejmë zakonisht lëndët në natyrë?2. Çfarë metodash përdorim për të ndarë lëndët nga një përzierje? 3. Cila nga fjalitë e mëposhtme tregon përfundimin e veprimtarisë 1.6c:a) Me anë të avullimit, mund të ndajmë nga përzierja një lëndë të ngurtë, të tretur në ujë.b) Me anë të avullimit, nuk mund të ndajmë nga përzierja një lëndë të ngurtë, të tretur në ujë.Uji i detit është një tretësirë e përbërë nga kripa dhe uji. Kriporet janë pellgje të mëdha, të mbushura me ujë deti, nga i cili nxirret kripa. Ky proces realizohet me anë të avullimit.KripëUji po avullon dhe mbetet vetëm kripa.
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23