Page 20 - Demo
P. 20
161.7 Punë praktike: Ndarja e lëndëvePërzierjet formohen nga dy ose më shumë lëndë. Ato mund të krijohen edhe midis lëngjeve. Kur përziejmë ujin me naftën, vërejmë se, pas disa minutash, nafta do të qëndrojë mbi ujë. Kjo përzierje është e paqëndrueshme. Ndërsa, kur përziejmë kripën me ujë, krijohet një përzierje e qëndrueshme. Për të ndarë lëndët nga përzierjet e tyre, përdorim metoda të ndryshme, duke shfrytëzuar vetitë e secilës lëndë.Veprimtaria 1.7a Dekantimi Në një enë, hidhni dy gota me ujë dhe një me vaj. Përzieni pak me lugë vajin me ujin. Lërini disa minuta sa të bëhet e dukshme në enë ndarja e vajit nga uji. Do të shikoni që vaji qëndron mbi ujë, sepse është më i lehtë. Hidhni sërish një gotë me ujë në enë, derisa të shikoni që i gjithë vaji të jetë ndarë nga përzierja. Në këtë mënyrë, keni ndarë vajin nga uji. Ky proces quhet dekantim.gotë, ujë, vaj, lugë, shiringë Mjetet e nevojshme Veprimtaria 1.7bNdarja e lëngjeve nëpërmjet thithjesNë një gotë me ujë, hidhni pak vaj. Përzieni me lugë vajin me ujin. Lërini ashtu për disa minuta, derisa të Përzierjetlëndëlënvdëpplënmetopërzierje, e qëndrueshme, e paqëndrueshme, dekantim, thithje, magnet, sitjeFjalë kyçe

