Page 21 - Demo
P. 21


                                    17Mësuam se Përzierjet janë të qëndrueshme dhe të paqëndrueshme. Grimcat e lëndëve të ngurta në një përzierje mund t’i ndajmë nga njëratjetra me anë të sitjes. Për të ndarë lëndët nga përzierja e tyre, shfrytëzojmë vetitë e secilës lëndë.bëhet i dukshëm vaji mbi ujë. Më pas, me anë të shiringës, thithni vajin dhe derdheni në një gotë tjetër. Vazhdoni kështu, derisa të keni ndarë ujin nga vaji në gota të ndryshme.Ndarja e lëndëve të ngurta me anë të magnetitKur njëra nga lëndët e përzierjes është prej metali, për ndarjen e tyre përdorim magnetin.Veprimtaria 1.7cPërzieni pak rërë me grimcat e hekurit. Më pas, afroni magnetin pranë kësaj përzierjeje. Çfarë vëreni? Kjo metodë përdoret për të ndarë mbetjet e metaleve nga mbetjet e tjera.Ndarja e lëndëve të ngurta me anë të sitjesMerrni pak zhavorr të përzier me grimca rëre. Hidheni atë në një sitë dhe tundeni mbi një enë të hapur. Çfarë do të vëreni në enë? Po në sitë, çfarë do të mbetet? Grimcat e rërës dhe zhavorrit ndahen nga njëra-tjetra me anë të sitjes.rërë, grimca hekuri, magnet  Mjetet e nevojshme Pyetje dhe detyra1. Çfarë metodash përdorim për të ndarë lëngjet nga një përzierje?2. Çfarë shfrytëzojmë për të ndarë lëndët nga një përzierje?3. Përse përdoret metoda e ndarjes me anë të magnetit?rërësitëzhavorr
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25