Page 22 - Demo
P. 22
181.8 Përbërësit e ajritAjri është elementi më i rëndësishëm i jetës në Tokë. Ai shërben për frymëmarrjen e organizmave të gjallë, si dhe rregullon temperaturën e sipërfaqes së Tokës.Ajri është përzierje gazesh. Ndër to, azoti është gazi që zë pjesën më të madhe të grimcave të ajrit (78%), dhe pas tij oksigjeni (21%). Ajri përmban edhe grimca të gazit të dioksidit të karbonit, hidrogjenit, si dhe të avujve të ujit. Në ajër gjenden edhe papastërti natyrore (1%), siç janë pluhuri dhe hiri vullkanik, si dhe ndotësit që krijohen nga veprimtaria prodhuese e shoqërisë njerëzore. Njerëzit e shfrytëzojnë ajrin në jetën e përditshme. Për shembull, me ajër fryhen gomat e makinave apo të biçikletave; me ajër punojnë makina të ndryshme (p.sh., makina për thyerjen e betonit). , sn21x%1%ajri, azoti, oksigjeniFjalë kyçe

