Page 24 - Demo
P. 24
201.9 Rëndësia e oksigjenitOksigjeni është shumë i domosdoshëm për jetën në Tokë. Të gjitha kafshët dhe njerëzit thithin oksigjen për të jetuar. Jeta jonë pa oksigjen mund të zgjaste vetëm disa minuta. Bimët, gjatë ditës, thithin dioksid karboni dhe nxjerrin oksigjen. Procesi, nëpërmjet të cilit bimët përdorin dritën e diellit për të prodhuar oksigjen, quhet fotosintezë. Pra, burim i oksigjenit në Tokë janë të gjitha bimët, si ato që rriten në tokë, ashtu edhe ato që rriten në ujë. Pastërtia e ajrit është shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut. Por sot, cilësia e tij, sidomos në qytete, është përkeqësuar. oksigjen, dioksid karboni, fotosintezë, ndotjeFjalë kyçeMbeturinat, makinat që lëvizin në rrugët e qytetit, trafiku, por dhe aktivitete të tjera njerëzore e ndotin ajrin me grimca të dëmshme.

