Page 26 - Demo
P. 26
221.10 Mbrojtja e ajritAjri i pastër është i padukshëm, nuk ka shije, as erë, as ngjyrë. Por, kur ai është i ndotur, ndodh krejt e kundërta, pasi mund të ketë erë të rëndë dhe mund të shihet. A e keni parë ajrin që del nga oxhaqet e fabrikave, apo nga pjesa e pasme e makinave që lëvizin nëpër rrugë? Po kur keni kaluar pranë një kazani me mbeturina, a e keni ndier sa erë të rëndë mban ajri përreth tij? Po era që lë pas shpërthimi i një fishekzjarri, a ju shqetëson?Përbërës të tillë, të pranishëm në ajër, janë ndotës dhe, nëse janë me shumicë, mund ta dëmtojnë seriozisht shëndetin e njeriut dhe mjedisin jetësor. Një prej dukurive më të rrezikshme është smogu, i cili përbëhet nga avujt e ujit dhe gazet e dëmshme dhe krijohet në qytetet ku ka trafik të dendur. Shumica e ndotësve të ajrit janë të dëmshëm për shëndetin e njeriut, sepse shkaktojnë:• sëmundje të syve dhe organeve të frymëmarrjes;• helmim;• alergji dhe sëmundje të tjera.Në ajër jetojnë shumë mikrobe. Ato janë të rrezikshme dhe shkaktojnë sëmundje. Ajri i ndotur i ndihmon mikrobet që të rriten, prandaj duhet të përpiqemi ta mbajmë atë të pastër, pa ndotës.smog, ajri i ndotur, ndotësFjalë kyçe

