Page 27 - Demo
P. 27


                                    23Mësuam se Ajri i ndotur përmban grimca pluhuri, hiri, avuj uji, por edhe mikrobe. Të gjitha këto grimca ndotëse që çlirohen në ajër, e bëjnë ajrin të dëmshëm. Ajri i pastër përftohet vetëm nga bimët, të cilat e filtrojnë dhe e pastrojnë atë, duke na dhënë oksigjen.Veprimtaria 1.10Ndizni një qiri dhe mbajeni poshtë një pllake metalike. Çfarë do të ndodhë? Çfarë është mbetja e zezë në sipërfaqen e pllakës së metalit? Si u formua ajo? Ku do të shkonte ajo, sikur të mos e pengonte sipërfaqja metalike?Këshilla për të mbajtur ajrin të pastër.• Mbillni sa më shumë pemë dhe lule. • Mos lejoni djegien e mbetjeve në mjedisin ku jetoni.• Mbuloni gojën me një shami sa herë teshtini apo kolliteni. Në këtë mënyrë do të parandaloni përhapjen e mikrobeve në ajër. • Mësoni më shumë rreth ndotjes dhe si ta kontrollojmë atë. Kjo do të na ndihmojë të mbajmë të pastër ajrin.Pyetje dhe detyra1. Pse ajri i ndotur dëmton shëndetin? 2. Cilat janë disa prej sëmundjeve që shkaktohen prej tij? 
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31