Page 28 - Demo
P. 28
241.11 Punë praktike: Oksigjeni ndihmon djegienA e dini se Toka është i vetmi planet në sistemin tonë diellor që ka oksigjen? Oksigjeni është një gaz që ndez zjarrin. Pa oksigjen nuk ka zjarr, pa oksigjen nuk mund të digjet asgjë në Tokë. Po si ta kuptojmë këtë?Veprimtaria 1.11Ndizni një qiri dhe mbulojeni me një gotë. Vëzhgojeni për pak. Do të shihni se, edhe pa i fryrë, flaka e qiririt do të shuhet. Pse ndodhi kështu? Flaka e qiririt u fik, sepse ajo përdori gjithë sasinë e oksigjenit që ndodhej në ajrin brenda gotës, pra që ishte i pranishëm aty. Çfarë ere mban ajri kur del nga kavanozi? Çfarë u prodhua nga djegia e qiririt?Pra, nëse duhet të shuajmë një zjarr, duhet t’i ndërpresim furnizimin me oksigjen. Ky është dhe parimi mbi të cilin janë ndërtuar fikëset e zjarrit. Shkuma që nxjerrin ato, bllokon oksigjenin që të mos shkojë aty ku është flaka.qiri, gotë ose kavanoz qelqi, shkrepëse, pjatë e sheshtë Mjetet e nevojshme Pyetje dhe detyra1. Çfarë ndodh kur diçka digjet?2. Çfarë u prodhua nga djegia e qiririt?3. Çfarë ndodhi me qiririn, kur mbi të vendosëm një gotë?resimtë oksigjen, zjarr, digjetFjalë kyçe

