Page 30 - Demo
P. 30


                                    2 Bota e gjallë262.1 Riprodhimi i bimëve. PjalmimiRiprodhimi është një proces thelbësor i të gjitha qenieve të gjalla. Ai është një proces biologjik, përmes të cilit gjallesat lënë pasardhës. Te bimët, procesi i riprodhimit bëhet në disa mënyra. Te bimët me lule, organi i riprodhimit është lulja. Pjesa mashkullore e lules përbëhet nga thekët. Çdo thek është i përbërë nga një fije e hollë dhe nga një qese, që quhet pjalmore. Ajo është e mbushur me një pluhur të verdhë, që quhet pjalm. Pjesa femërore e lules përbëhet nga pistili, i cili vendoset në qendër të lules. Kur kokrrizat e pjalmit dalin nga qesja pjalmore dhe bien mbi krezëne pistilit, atëherë ndodh pjalmimi. Ky proces realizohet në mënyra të ndryshme.Pjalmimi me anë të erësTe disa bimë, grimcat e pjalmit janë të lehta. Ato i merr era dhe i shpërndan mbi krekëzat e pistilave të luleve. Kështu ndodh zakonisht pjalmimi te bimët që nuk kanë ngjyra të ndezura dhe aromë, të tilla si: plepi, gruri etj.Pjalmimi me anë të insekteveKur një bletë, grerëz apo flutur shkon te një lule, së bashku me nektarin ajo merr me vete edhe kokrrizat e pjalmit, duke i çuar në bimë të tjera. Kështu ndodh pjalmimi te bimët që kanë lule me ngjyra të ndezura dhe me aromë, të tilla si: lulet e kumbullës, mollës, dardhës etj.riprodhim, lule, thekë, pjalmore, pjalm, pistil, krezë, pjalmim, pllenimFjalë kyçe, .ëpistilipjalmorjathekuvezorjapjesa femërore e lulesnënpetla petlayPjalTeizaPjaKur një b
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34