Page 31 - Demo
P. 31


                                    27Vetëpjalmimi Kur në një lule, kokrrizat e pjalmit (organi mashkullor) bashkohen me pistilin (organi femëror), ndodh procesi i vetëpjalmimit. Bashkimi i pjalmit me vezën brenda në vezore quhet pllenim. Pasi ndodh pllenimi, vezorja fillon dhe rritet, petlat fillojnë e bien dhe formohet fryti. Pas frytit formohet fara. Kur fara bie në tokë, mbin një bimë e re. Mësuam se Transportimi i pjalmit nga thekët, në pistilin e lules së të njëjtit lloj, quhet pjalmim. Lulet që pjalmohen nga insektet kanë ngjyrë të ndezur dhe aromë.  Bashkimi i pjalmit me vezën brenda në vezore quhet pllenim.Veprimtaria 2.1Hulumtojmë pjalmimin e luleveNë oborrin e shtëpisë, të shkollës, në park ose në fotografi, vëzhgoni lule të llojeve të ndryshme. Vizatojini dhe emërtoni pjesët e tyre. Tregoni si është pjalmuar secila lule. Pyetje dhe detyra1. Cilat janë mënyrat e përhapjes së grimcave të pjalmit?2. Cilat lloje lulesh pjalmohen nga insektet? 3. Ku dallon pjalmimi nga pllenimi?nlaps, letër, lupë, disa lule të ndryshme, luleborë, lule molle etj. Mjetet e nevojshme 
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35