Page 32 - Demo
P. 32


                                    28një gotë me ujë dhe një gjethe begonje Mjetet e nevojshme 2.2 Riprodhimi vegjetativ i bimëveDisa bimë riprodhohen me anë të rrënjës, kërcellit apo edhe gjetheve të tyre. Ky riprodhim që realizohet me anë të këtyre organeve, quhet riprodhim vegjetativ.Riprodhimi me kërcej mbitokësorë dhe nëntokësorë Kur mbjellim në tokë luleshtrydhe (dredhëza), pas disa ditësh vërejmë se disa kërcej, duke u rritur horizontalisht me tokën, e prekin atë dhe aty mbijnë duke dhënë një bimë të re. Kur mbjellim patate apo qepujka, pas disa ditësh shohim se mbi tokë ka dalë një bimë e re. Pas pak kohësh, po të hapim gropën ku kemi mbjellë patatet, do të shohim që aty janë rritur disa patate të reja. Po kështu, edhe te qepa do të shohim një qepë më të madhe se ajo që kemi mbjellë në fillim.Riprodhimi me rrënjë, gjethe ose degëDisa bimë zbukuruese, si trëndafili, riprodhohen me anë të pjesëve të rrënjëve. Pasi vendosim në tokë një pjesë të rrënjës së bimës, pas disa kohësh do të shohim se do të lindë një bimë e re. Ka dhe bimë të tjera, si begonja, që riprodhohen me anë të gjethes. Veprimtaria 2.2aMerrni një gotë me ujë. Në të vendosni një gjethe begonje. Pas disa ditësh, do të shihni që në fund të bishtit të gjethes do të dalin disa rrënjë të holla. Më pas, futeni në tokë dhe ajo do të formojë një bimë të re. frytirrënjaluljafilizibima e rriturrrënjë, kërcell, gjethe, riprodhim vegjetativ, shartimFjalë kyçe
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36