Page 33 - Demo
P. 33


                                    29Mësuam se Riprodhimi vegjetativ kryhet me anë të rrënjëve, kërcejve dhe gjetheve të bimëve. Riprodhimi i disa bimëve bëhet me kërcej mbitokësorë dhe nëntokësorë. Shartimi i bimëve bëhet në disa bimë të njëjta, por edhe në bimë të ndryshme.ShartimiDisa bimë mund të riprodhohen edhe nga dora e njeriut. Ky proces quhet shartim. Shartimi ndodh kur kërcelli i një bime bashkohet me kërcellin e një bime tjetër. Ai kryhet në bimë të së njëjtës familje, si: molla me një mollë të egër, dardha me gorricën (dardhën e egër), apo limoni me mandarinën. Por mund të bëhet edhe në bimë të ndryshme si: portokalli me shegën etj. Veprimtaria 2.2bMerrni një kërcell hardhie ose trëndafili. Hapni një gropë të vogël në tokë. Hidhni pak pleh e përziejeni derisa të bëhet njësh me dheun. Vendosni aty kërcellin e hardhisë ose të trëndafilit. Ujiteni një herë në javë. Pas disa kohësh, do të shihni se kërcelli do të lëshojë sytha dhe kështu do të merrni një bimë të re.Pyetje dhe detyra1. Çfarë është riprodhimi vegjetativ?2. Si realizohet riprodhimi vegjetativ me anë të kërcejve?3. Si realizohet riprodhimi vegjetativ me anë të gjetheve?4. Ku ndryshon riprodhimi vegjetativ nga pllenimi i bimëve?një kërcell hardhie ose trëndafili, pak pleh organik, një lopatë e vogël Mjetet e nevojshme 
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37