Page 36 - Demo
P. 36
322.4 Riprodhimi i amfibëve dhe shpendëve Riprodhimi i bretkosësBretkosa, si çdo amfib (ujëtokësor) tjetër, riprodhohet në pranverë dhe në verë. Bretkosa femër i lëshon vezët në ujë, kurse mashkulli lëshon një lëng të bardhë që përmban qeliza mashkullore. Kur qelizat mashkullore takohen me vezët, ato pllenohen. Nëse uji është i ngrohtë, vezët e pllenuara çahen dhe prej tyre dalin larva me bisht të gjatë. Me kalimin e ditëve, larvat fillojnë të ndryshojnë. Fillimisht, atyre u dalin këmbët e pasme, pastaj të përparmet. Pas tre muajsh, mushkëritë e larvës zhvillohen. Bishti fillon t’u zhduket dhe ato marrin pamjen e zakonshme të bretkosave. Bretkosa e re fillon të marrë frymë jashtë mjedisit ujor. on një lëng të re. ët, ato zët e va ëttërrëVezët EmbrioniLarvaLarva me 2 këmbëLarva me 4 këmbëBretkosaRiprodhimi i shpendëve bëhet jashtë barkut të nënës. Për t’u shumuar, shpendët pjellin vezë. Të gjitha vezët brenda tyre kanë një embrion. Po si formohet pasardhësi i shpendëve nga veza? Pula është një shpend shtëpiak. Kur një pulë fillon dhe ngroh vezët e saj, ajo quhet klloçkë. qeliza mashkullore, pllenohen, embrion, klloçkëFjalë kyçeCikli i jetës së bretkosës

