Page 38 - Demo
P. 38


                                    342.5 Riprodhimi i gjitarëveRiprodhimi është tipar themelor i gjitarëve, në grupin e të cilëve bën pjesë edhe njeriu. Ashtu si shpendët, edhe gjitarët pllenohen. Pllenimi ndodh kur, brenda trupit të nënës, një vezë femërore bashkohet me qeliza mashkullore. Nga ky bashkim krijohet embrioni, i cili më pas zhvillohet brenda trupit të nënës dhe formohet bebja. Bebja zhvillohet brenda në placentë, e rrethuar nga një lëng i ngrohtë. Kohëzgjatja e qëndrimit të bebes në placentë është e ndryshme në gjitarë të ndryshëm. Për shembull, te barku i një gruaje, ajo qëndron nëntë muaj, ndërsa te kafshët, si lopa, delja, macja etj., kohëzgjatja është e ndryshme.Pasi bebja zhvillohet plotësisht në barkun e nënës, ajo lind. Bebet e sapolindura ushqehen me qumësht nga gjiri i nënës. kur, brenda trfemërore mashkNgzhBnbnqëmacngjitarë, placentë, qeliza mashkullore, lind, gji Fjalë kyçeRëndësia e riprodhimit Riprodhimi është një element i rëndësishëm për ciklin jetësor, sepse mundëson lindjen e gjallesave të reja, të cilat më vonë do të riprodhohen, duke lindur gjallesa të tjera, e kështu me radhë. Ai siguron vazhdimësinë e gjallesave, duke parandaluar kështu zhdukjen e tyre, si dhe lejon transmetimin e karakteristikave të prindërve te fëmijët. Riprodhimi siguron ruajtjen e jetës në planetin Tokë.
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42