Page 41 - Demo
P. 41


                                    37Mësuam se Ushqimi për ne është si karburanti për makinat. Ai vë në punë muskujt, furnizon trurin me energji, që ne të mendojmë; bën të mundur që muskujt të lëvizin dhe ne ecim, vrapojmë.  Ushqimi është gjithçka që na nevojitet për të kryer aktivitetet e përditshme.MPyetje dhe detyra1. Pse ushqimi është i rëndësishëm për ne? 2. Cili është ushqimi që ju pëlqen më shumë? Pse?3. Pse nuk duhet të hamë ushqime që kanë shumë sheqerna? Diskutoni për këtë me prindërit tuaj.Veprimtaria 2.6Shijo si një shef gatimi!c Çdo nxënës/e sjell në klasë tri lloje të ndryshme ushqimesh (p.sh.: një copë çokollatë, një copë karotë të pastruar, një mollë, një vezë të zier etj.).c Me anë të një shalli, i mbyllin sytë shokut/shoqes të bankës dhe i japin që të provojë disa prej ushqimeve të sjella në klasë. c Nxënësi/ja me sytë e mbyllur, pasi shijon ushqimin, thotë me zë të lartë emrin e ushqimit që ai mendon se ka dalluar vetëm nëpërmjet shijes. – Si mendoni, a është e vështirë të dallojmë ushqimin vetëm me anë të shijes? Pse?– Çfarë mund të themi në përfundim të kësaj veprimtarie?– Cila është shija që u pëlqen më shumë fëmijëve? Pse? Studiuesit mendojnë se dieta jonë ditore duhet të përmbajë 5 racione drithëra (si bukë, byrek, makarona), 3 racione fruta e perime, 2 racione me qumësht, djathë, kos dhe shumë pak produkte me bazë yndyrash apo sheqeri (siç janë ëmbëlsirat e çokollatat).Ushqimi i shëndetshëm na mbron nga sëmundjet. Nëse nuk marrim sasinë e duhur të ushqimit apo të lëndëve ushqyese, atëherë do të ndihemi të lodhur dhe më pas do të sëmuremi. Por ne mund të sëmuremi edhe nëse ushqimi që hamë është i ndotur me mikrobe dhe kimikate të dëmshme për trupin tonë. tri lloje ushqimesh me shije të ndryshme, një shall Mjetet e nevojshme 
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45