Page 42 - Demo
P. 42
38karbohidrate, proteina, vitamina, yndyra, mineraleFjalë kyçe2.7 Ushqimi i shëndetshëmUshqimi duhet të jetë i shumëllojshëm dhe i zgjedhur mirë, mbi të gjitha i freskët dhe i bollshëm.Një ushqim i vetëm nuk i përmban të gjitha lëndët ushqyese në sasitë e nevojshme. Për t’u rritur të fortë dhe të shëndetshëm, duhet të ndjekim një dietë të ekuilibruar ushqimore.Ajo duhet të përfshijë ushqime të shumëllojshme, të të gjitha ngjyrave. Lëndët ushqyese ndahen në disa grupe: karbohidrate, proteina, vitamina, yndyra dhe minerale.Karbohidratet (sheqernat)Sheqernat ose karbohidratet gjenden te buka, makaronat, byreku, patatja etj. Ato sigurojnë energji për trupin, me qëllim që të kryejmë të gjitha aktivitetet e ditës. YndyratEdhe yndyrat sigurojnë energji për trupin tonë. Ato veprojnë si lëndë rezervë energjie. Yndyrat na ndihmojnë për të mbajtur trupin ngrohtë. BukëDjathëVezëVajQumështArraMish pulePatate SheqerProteinatFëmijët kërkojnë më shumë proteina për rritjen e tyre, në krahasim me të rriturit. Ushqimet e pasura me proteina janë: mishi, peshku, qumështi, veza.Q h Mi h l

