Page 44 - Demo
P. 44


                                    402.8 Ruajtja e ushqimitShpesh, ushqimi që hamë, mund të ndotet dhe të na sëmurë. Ushqimet e pambuluara janë të ekspozuara ndaj pluhurit dhe mizave, të cilat mbartin dhe transportojnë mikrobe, duke shkaktuar sëmundje, si diarreja, tifoja etj.Nëse ushqimet lihen për një kohë të gjatë jashtë frigoriferit, ato mund të prishen, pasi mikrobet që ndodhen në ajër, ngjiten tek ushqimi e rriten shpejt në prani të lagështirës dhe ngrohtësisë. Herë pas here, në ushqime të ndryshme shohim njolla të zeza, jeshile ose gri. Aty është formuar myku. Myku është një kërpudhë e dëmshme, e cila përmban helme që dëmtojnë shëndetin.Prandaj, ne duhet të tregojmë kujdes për ushqimin dhe ta ruajmë atë sipas rregullave të higjienës. Ushqimi mund të ruhet për një kohë të gjatë, duke përdorur disa metoda tëndryshme.Kriposja e ushqimit është një nga metodat më të vjetra të ruajtjes së tij. Mishi, peshqit dhe turshitë ruhen në këtë mënyrë. Një metodë tjetër shumë e mirë është dhe zierja. Duke e zier ushqimin, ne vrasim mikrobet që mund ta prishin atë. Prandaj, shumë prej ushqimeve zihen në temperatura të caktuara.ndotet, myk, kriposje, zierje, ftohje, tharjeFjalë kyçeë jashtërobet eqë h dh
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48