Page 45 - Demo
P. 45
41Mësuam se Nëse hamë ushqime të prishura dhe të ndotura, ne sëmuremi. Ka disa mënyra për të ruajtur ushqimin, si: tharja, ftohja, zierja, kriposja. Nuk duhet të konsumojmë ushqime të ekspozuara ndaj pluhurit dhe mizave.Pyetje dhe detyra1. Pse prishet ushqimi? 2. Si mund ta ruajmë ushqimin të pastër e të shëndetshëm? 3. Pse nuk prishet ushqimi kur vendoset në frigorifer? 4. Pyesni prindërit apo gjyshërit tuaj se cilat nga metodat e ruajtjes së ushqimit përdorin në shtëpi dhe si e realizojnë atë. Vendosja e ushqimit në frigorifer ose ftohje: Ftohja është një metodë e thjeshtë për të ruajtur ushqimin për disa ditë. Ajo ruan shijen dhe vlerën ushqyese të ushqimeve. Tharja e frutave në diell heq ujin dhe parandalon rritjen e mikrobeve. Një metodë tjetër që ruan ushqimet është ajo e shtimit të sheqerit tek ushqimet, i cili gjithashtu ndalon rritjen e mikrobeve. Kështu, ne përgatisim reçelra, pelte, marmelata dhe mund t’i ruajmë ato për një kohë të gjatë.Te

