Page 47 - Demo
P. 47
43Mësuam se Duhani, alkooli, kafeina janë substanca që rrezikojnë shëndetin, ndaj që në fëmijëri duhet të marrim njohuritë e duhura për dëmet që shkaktojnë ato në organizëm.Pyetje dhe detyra1. Si ndikon duhanpirja në shëndetin e njeriut?2. A është kafeja një substancë e dëmshme për shëndetin?3. A rrezikohet shëndeti ynë, nëse qëndrojmë për një kohë të gjatë në një ambient të mbyllur, ku pihet duhan? Pse?4. Bëni një poster me informacione kundër pirjes së duhanit.Kafeina është një substancë që gjendet në kafe, kakao, çokollata, çaj, pijet me gaz, ilaçe etj. Ajo është shumë e dëmshme për fëmijët. Veprimtaria 2.91. Shikoni me vëmendje etiketat e disa produkteve që blihen në market. Midis të dhënave për produktin, aty do të gjeni edhe ato që lidhen me sigurinë e shëndetit. 2. Vizatoni në fletore tri nga këto etiketa dhe diskutoni rreth tyre me shokët dhe mësuesin/en.3. Disa prej simboleve që mund të gjeni tek etiketat e produkteve janë paraqitur më poshtë:

