Page 48 - Demo
P. 48


                                    44Ashtu si te gjitarët e tjerë, edhe te njeriu, i vogli rritet brenda trupit të nënës. Faza e parë e rritjes, quhet fazë embrionale. Pas saj, vjen faza e fetusit, e cila zgjat deri në lindje. Pas lindjes, jeta e njeriut kalon në disa faza të tjera: bebe, fëmijëri, adoleshencë, i rritur dhe në fund, mosha e pleqërisë. Me ardhjen në jetë, fëmija ka shumë nevojë për përkujdesjen dhe dashurinë e prindërve. Ai përshtatet me mjedisin ku jeton, ka zhvillim shumë të shpejtë dhe krijon marrëdhënie me bashkëmoshatarët.Gjatë pubertetit, e cila është faza e kalimit nga fëmijëria në adoleshencë, si vajzat, ashtu edhe djemtë rriten jo vetëm nga ana fizike, por edhe në drejtim të të menduarit.Disa veçori të periudhës së pubertetit janë:• ndryshimet fizike: pesha, gjatësia, të qenit aktiv gjatë gjithë kohës;• ndryshimet psikologjike: të menduarit me hollësi, kujtesa e mirë, por shpeshherë edhe të shpërqendruar ose pasivë dhe të mbyllur në vetvete; • zhvillimi i personalitetit dhe ai social: mbrojnë me këmbëngulje mendimin e tyre, duke u përpjekur ta argumentojnë; janë të shoqërueshëm, shpeshherë me persona më të rritur, çka i bën ata të duken më të pjekur. 2.10 Fazat e rritjes dhe zhvillimit të njeriutrritje, embrionale, fetus, zhvillim, forma trupore,ndryshimFjalë kyçef
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52