Page 50 - Demo
P. 50
462.11 Ndryshimet në trupin tim. PubertetiNë fazën e pubertetit, si vajzat, ashtu edhe djemtë pësojnë ndryshime në qenien e tyre. Këto ndryshime janë më të theksuara në tipare, në zë, lëkurë, kocka, flokë etj. Te vajzat, format trupore bëhen më të dukshme. Ato manifestohen me rritje të trupit, gjoksit dhe flokëve. Gjithashtu, shfaqen aknet (puçrrat) në fytyrë. Te djemtë, ajo që bie më shumë në sy është trashja e zërit, rritja e përmasave trupore, dalja e qimeve në fytyrë. Në këtë periudhë, trupi i njeriut është i aftë për të riprodhuar. Gjatë kësaj faze të rritjes, fëmijët janë të prirur të imitojnë sjelljet e më të rriturve, të jenë gjykues dhe të japin mendimin e tyre për çështje dhe problematika të ndryshme. Janë të lirshëm, të hapur dhe nuk kanë ndrojtje. Kjo fazë ndikon shumë në formimin e karakterit të njeriut dhe shpeshherë është vendimtare në rritjen e tij. Te vajzat, periudha e pubertetit fillon në moshën 11-15 vjeç, ndërsa te djemtë është pak më e vonë, fillon rreth moshës 13-15 vjeç. Në këtë kohë, prindërit dhe shkolla luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këshillimin e fëmijëve. Në krijimin e personalitetit ndikojnë dy faktorë kryesorë: ndikimi i jashtëm, shoqëria, shkolla, librat që zgjedhim për të lexuar, televizioni, interneti etj., dhe ndikimi i brendshëm, ku hyjnë faktorët gjenetikë ose trashëgues.pubertet, ndryshime, forma truporeFjalë kyçeGjmtdtnfsrTndrknk

