Page 52 - Demo
P. 52
482.12 Kujdesem për vetenNë jetën e përditshme, larja e duarve, banjat sistematike, veshjet e pastra, mbajnë mikrobet larg trupit tonë. Higjiena personale është ndihmesë për shëndetin, bukurinë dhe ndërveprimin tonë në shoqëri.Higjiena fillon që në mëngjes, me larjen e duarve, fytyrës dhe dhëmbëve. higjienë, larja e dhëmbëve, e fytyrës, e flokëve dhe e trupitFjalë kyçeDhëmbët duhet të lahen të paktën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, pas ngrënies. Vizitat te dentisti duhet të jenë të shpeshta, për arsye se është më mirë të parandalojmë, sesa të kurojmë dëmtimin e dhëmbëve. Edhe lëkura ka nevojë për kujdes të veçantë. Ajo është në kontakt të vazhdueshëm me mjedisin përreth dhe është bartëse kryesore e mikrobeve. Në poret e saj mund të qëndrojnë papastërti, të cilat bëhen shpesh edhe vatra infeksionesh. Kujdesin më të madh duhet ta kemi në larjen e duarve, pasi nëpërmjet tyre, bashkë me ushqimin përcjellim edhe shumë papastërti të tjera. Duart duhet të lahen shpesh, sa herë që ne përfundojmë një punë dhe gjithmonë para ngrënies. Ato duhet të lahen me ujë dhe detergjent, sepse vetëm larja me ujë nuk mund të pastrojë të gjitha papastërtitë.Fytyra është pjesa më e ekspozuar ndaj pluhurave. Ajo duhet të lahet para se të shkojmë për të fjetur. Në këtë mënyrë, heqim prej saj të gjitha papastërtitë që ka marrë gjatë ditës. Larja në mëngjes e mban lëkurën më të freskët.Larja e flokëve gjithashtu është shumë e rëndësishme. Ajo duhet të bëhet dy herë në javë, me shampo të përshtatshme për llojin e flokut.Me higjienë personale nuk kuptojmë vetëm mbajtjen pastër të trupit, por edhe të veshjes. Ajo duhet të jetë e pambuktë, e pastër dhe e hekurosur.

