Page 56 - Demo
P. 56


                                    3 Proceset fizike523.1 Trupat, masa dhe vetitë e tyreGjithçka që ka peshë dhe zë një vend në hapësirë, quhet lëndë. Sasia e hapësirës që zë lënda quhet vëllim. Kjo do të thotë se lënda ka peshë dhe vëllim. Me peshë kuptojmë masën e trupit të shprehur në gram. Krahas peshës, trupi ka edhe dendësi. Dendësia është veti e lëndës prej së cilës është ndërtuar trupi. Gjendja në të cilën ndodhet lënda quhet gjendje agregate. Lënda mund të jetë në tri gjendje: e ngurtë, e lëngët dhe e gaztë. Objektet që kemi në klasë, si tavolina, mjetet mësimore, dera, dritaret etj., janë në gjendje të ngurtë. Uji dhe pijet e ndryshme janë në gjendje të lëngët, ndërsa ajri që thithim çdo çast, është në gjendje të gaztë.Lëndët, kur ngrohen ose ftohen, mund të kalojnë nga një gjendje në një tjetër. Për shembull, kur akulli ngrohet, ai shkrin e bëhet lëng. E njëjta gjë ndodh edhe me akulloren gjatë verës.• Kalimi nga gjendja e lëngët në të ngurtë quhet ngrirje.• Kalimi nga gjendja e ngurtë në të lëngët quhet shkrirje.• Kalimi nga gjendja e lëngët në të gaztë quhet avullim.• Kalimi nga gjendja e gaztë në të lëngët quhet kondensim.Avuj ujiShkrirjeGJENDJE E NGURTË GJENDJE E GAZTË GJENDJE E LËNGËTAvullimAkullNgrirje FtohjeNgrohjeKondensimlëndë, vëllim, masë, trup, dendësi, gjendje agregateFjalë kyçe
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60