Page 59 - Demo
P. 59
55Mësuam se Trupat janë në lëvizje ose në prehje. Për të dalë nga gjendja e prehjes, mbi trupat duhet të ushtrohet një forcë. Trupat lëvizin në mënyrë horizontale, të lakuar dhe vertikale (nga lart-poshtë).Veprimtaria 3.2Plotësoni tabelën me shembuj sipas lëvizjeve të dhëna.Lloji i lëvizjes Shembulli trupi në lëvizje drejtvizore të njëtrajtshmetrupi në lëvizje të lakuar trupi në lëvizje pingul me tokënPyetje dhe detyra1. Çfarë quajmë lëvizje drejtvizore?2. Jepni disa shembuj të lëvizjeve të trupave.3. Shpjegoni si e kuptoni lëvizjen e një trupi pingul me tokën.Gjatë lëvizjes, trupi përshkon një rrugë. Për të përcaktuar lëvizjen e trupit dhe rrugën që ka përshkuar, duhet të dimë pikën e nisjes dhe pikën e mbërritjes. Pikënisja quhet ndryshe pikë referimi. Ajo është një pikë e pandryshueshme.Ai që studioi lëvizjen drejtvizore të trupave, ishte fizikani, astronomi dhe matematikani anglez, Isak Njuton (Isaac Newton).

