Page 60 - Demo
P. 60


                                    563.3 Valët dhe krijimi i tyreTë gjithëve na ka ndodhur që kur jemi buzë detit të gjuajmë me guralecë. Kur gjuajtja bëhet me një kënd të pjerrët, guri kryen disa lëvizje mbi sipërfaqen e ujit. Në këtë rast, valët që përhapen në ujë, janë valë të cilat vijnë duke u zgjatur mbi sipërfaqen e tij. Kur gjuajtja bëhet pingul mbi ujë, valët që përhapen në sipërfaqe janë në formë rrathësh.Valët janë lëkundje të pakufizuara. Ato përhapen në mjedise të përshtatshme, jo vetëm në ujë, por edhe në ajër, në materiale të ndryshme, si metali, plastika, druri etj.Lëkundjet që ndodhin te një trup, e detyrojnë atë të lëvizë herë në njërën anë, herë në tjetrën, derisa të arrijë gjendjen e tij të ekuilibrit. valë, valët zanore, jehona, valët e zëritFjalë kyçeKur shkopi godet mbi membranën e daulles, ajo dridhet dhe prodhon valë. Këto valë quhen valë zanore.Kalimi i zërit (fjalës) për të arritur në veshin e dëgjuesit, kryhet nëpërmjet valëve. Rrezet e diellit, për të mbërritur në tokë depërtojnë në ajër, duke krijuar gjithashtu valë përmes ajrit.
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64