Page 61 - Demo
P. 61
57Me siguri keni dëgjuar për lakuriqin e natës, një gjitar i cili fluturon dhe gjuan gjatë natës. Lakuriqi i natës ka aftësinë të orientohet në errësirë me anë të sinjaleve valore, që e ndihmojnë të mos përplaset me objekte, si: pemët, muret e shpellave etj.Mësuam se Valët vijnë nga një ngacmim i jashtëm. Valët përhapen në forma të ndryshme. Lakuriqi i natës është një gjitar, i cili orientohet në errësirë nëpërmjet sinjaleve valore.jëVeprimtaria 3.3Si të ndërtoni një urë komunikimiLidhni dy gotat me fijen e spangos, si në figurë. Vendosini ato në rolin e telefonit. Njëri nga nxënësit flet, ndërsa tjetri e dëgjon. Tingulli përhapet përmes spangos.Pyetje dhe detyra1. Përshkruani llojet e valëve nëpërmjet disa shembujve.2. Bëni dallimin ndërmjet valëve zanore dhe valëve të ujit.dy gota plastike, një fije spangoje Mjetet e nevojshme JehonaJu ka ndodhur që kur jeni në udhëtim ose ekskursion, të thërrisni me zë të lartë dhe zëri t’ju kthehet sërish prapa? Apo të dëgjoni fjalën tuaj që përsëritet disa herë? Kjo është jehona. Zëri juaj përcillet nëpërmjet ajrit, valët e zërit përplasen në faqet e malit dhe kthehen mbrapsht te ju, me një vonesë përsëritëse.

