Page 62 - Demo
P. 62


                                    583.4 Shndërrimet e kthyeshme dhe të pakthyeshme të lëndësShpeshherë, gjatë verës vendosim ujë në frigorifer për t’u bërë akull. Nëse akullin e nxjerrim jashtë, në temperaturën e dhomës, ai shkrin dhe kthehet sërish në ujë. Kur lënda kalon nga një gjendje në një tjetër, themi se kemi të bëjmë me ndryshime të saj. Këto ndryshime mund të jenë fizike (në formë, madhësi etj.) ose kimike (në përbërje ose përmbajtje). Kur uji kalon në temperaturë nën zero gradë Celsius, kthehet në akull. Me rritjen e temperaturës, ai kthehet sërish në ujë, pa pësuar asnjë ndryshim në përbërjen e tij. Kalimi i lëndës nga një gjendje në një tjetër, pa pësuar ndryshim kimik, quhet shndërrim i kthyeshëm.ndryshime, shndërrim i kthyeshëm, shndërrim i pakthyeshëmFjalë kyçeShndërrimet e lëndëve mund të jenë të kthyeshme, por edhe të pakthyeshme.Çfarë janë shndërrimet e pakthyeshme? A e keni vënë re si digjet një fije shkrepëseje? Fija e shkrepëses është prej druri dhe koka e saj e kuqe përbëhet nga një lëndë kimike e veçantë, që ndizet lehtë. Prej djegies shkaktohet flaka, tymi dhe mbetja e hirit të drurit me ngjyrë të zezë. Pra, fija e shkrepëses ka ndryshuar jo vetëm në formë, por edhe në përmbajtje. Në çdolloj djegieje ndodh pothuajse e njëjta gjë. Kështu ndodh edhe me drutë kur i vendosim në zjarr. Pas kësaj, është e pamundur që t’i kthejmë në gjendjen e tyre të mëparshme. Shndërrime të tilla janë të pakthyeshme.
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66