Page 63 - Demo
P. 63
59Mësuam se Shndërrimet e lëndës mund të jenë të kthyeshme dhe të pakthyeshme. Shndërrimet janë të kthyeshme, kur lënda kthehet sërish në gjendjen e saj fillestare. Shndërrimet janë të pakthyeshme, kur lënda nuk kthehet më në gjendjen e saj fillestare.Si përfundim, mund të themi se shndërrimet e kthyeshme shoqërohen me ndryshime të vetive fizike të trupave (formë, madhësi dhe strukturë), ndërsa shndërrimet e pakthyeshme shoqërohen me ndryshime të vetive kimike, të cilat lidhen me përbërjen e tyre. Shkrirja e hekurit është një shndërrim i kthyeshëm. Ndryshkja e tij është një shndërrim i pakthyeshëm. Veprimtaria 3.4Plotësoni tabelën me emrat e disa lëndëve, që pësojnë shndërrime të kthyeshme ose të pakthyeshme.Shndërrime të kthyeshme Shndërrime të pakthyeshmeQelqi Nafta... ...Pyetje dhe detyra1. Cilat janë dy llojet e ndryshimeve të lëndës?2. Çfarë quajmë shndërrime të pakthyeshme? Po të kthyeshme?3. Tregoni disa lëndë, të cilat nuk kthehen më në gjendjen e tyre fillestare.

