Page 64 - Demo
P. 64
60Hidhni një lugë sheqer në tigan dhe vendoseni në zjarr. Sheqeri fillon të shkrijë duke marrë ngjyrë të errët. Hiqeni tiganin nga zjarri dhe provoni shijen e sheqerit pasi është ftohur. A ju ngjason me karamelen? Pra, shija e tij ka ndryshuar, po ashtu edhe pamja. Tashmë kemi një lëndë tjetër, të ndryshme nga e para. Sheqeri i djegur mund të kthehet në karamele, por jo në gjendjen e tij të mëparshme (në kokrra të bardha e të vogla). • Çfarë ka ndodhur me sheqerin?• Ç'lloj shndërrimi është ky?• Diskutoni në klasë rreth përfundimeve që nxorët nga ky eksperiment.sheqer, llambë alkooli, tigan, lugë druri Mjetet e nevojshme Për të kuptuar si ndodh avullimi i lëndës, bëni këtë eksperiment:Mbi një llambë alkooli të ndezur, vendosni një enë me ujë. Mbulojeni me kapak dhe prisni derisa uji të fillojë të ziejë. Pas vlimit të ujit, hiqeni kapakun nga ena.• Çfarë vini re?• Kapaku është i mbushur me bulëza uji.• Po në momentin që hiqni kapakun, çfarë vini re?• Avujt e ujit ngrihen lart, pra uji është kthyer në gjendje të gaztë. Eksperimenti 2Eksperimenti 13.5 Punë praktike: Lëndët dhe vetitë e tyrellambë alkooli, enë qelqi (zjarrduruese) me kapak, shkrepëse, ujë Mjetet e nevojshme

