Page 65 - Demo
P. 65
613.6 Zhytja, pluskimi dhe fundosja e trupave në ujëKur një trup bie në ujë, ekzistojnë dy mundësi: ose do të fundoset (kjo ndodh kur pesha e trupit është e përqendruar në një pikë), ose do të pluskojë mbi sipërfaqen e ujit (kur pesha e trupit është e shpërndarë në një sipërfaqe të gjerë).Shumë trupa, siç janë druri, gjethet, kamerdaret me të cilat notojmë në det, nuk fundosen, por pluskojnë në ujë. Kur një trup pluskon mbi sipërfaqen e ujit, themi se dendësia e tij është më e vogël se dendësia e lëngut mbi të cilin pluskon.Kur dendësia e trupit është më e madhe se dendësia e lëngut, atëherë trupi zhytet si në rastin e gurit në figurë.zhytet, noton, pluskon, fundoset, Fjalë kyçeArkimedi, dijetari që jetoi gjatë viteve 287-212 para erës sonë, zbuloi se forca shtytëse e trupit të zhytur në një lëng është e barabartë me peshën e lëngut, të cilën ky trup e zhvendos jashtë tij. Një trup noton në lëng, kur forca shtytëse që ushtron lëngu mbi të është më e madhe se pesha e trupit.Një trup pluskon, kur forca shtytëse që ushtron lëngu mbi të është e barabartë me peshën e trupit.Një trup fundoset, kur pesha e tij është më e madhe se forca shtytëse që ushtron lëngu mbi trupin.046 2137kg5046 2137kg53 3 kg kgForca e rëndesës (F2)Dendësia e trupit (p)Forca e shtypjes (F1)Vëllimi i lëngut (V)Trupi me masë të caktuar (m)

