Page 68 - Demo
P. 68


                                    643.8 Shtypja atmosferike dhe pesha e ajritMegjithëse ajri është i padukshëm, ai përbëhet nga molekula gazesh dhe ka peshën e vet. Atmosfera, për shkak të peshës së ajrit, ushtron shtypje mbi të gjitha sendet dhe gjallesat. Kjo shtypje (dukuri) quhet trysni atmosferike. Arsyeja që ne nuk e ndiejmë këtë trysni, është se ajo ushtrohet njëkohësisht në të gjitha drejtimet.Trysnia atmosferike matet me një pajisje që quhet barometër. Fizikani italian Evanxhelista Torriçeli (Evangelista Torricelli, 1608-1647) ishte i pari që mati trysninë atmosferike. Në një enë të mbushur me zhivë, ai vendosi një tub qelqi të mbyllur me kapak. Për shkak të trysnisë së ajrit, zhiva u ngjit lart. Kështu, ai vërtetoi se ajri ka peshë dhe, në të njëjtën kohë, ndërtoi edhe barometrin e parë.Sa më lart të ngjitemi, aq më shumë rrallohet ajri. Kur alpinistët ngjiten në lartësi të ndryshme, sa më lart shkojnë, aq më të vështirë e kanë të mbushen me frymë. Ajri në bregdet është më i dendur dhe frymëmarrja është më e lehtë. Ndaj themi që shtypja atmosferike në bregdet është më e madhe se në majë të malit. Ndikim ka edhe ngrohja e tokës, si rezultat i së cilës ajri ngrohet dhe vihet në lëvizje.Sa më lart të ngjiajri. Kur atë ndraqmbAdëqbrnë mngrohjaajri ngroheshtypje, trysni atmosferike, barometër, ngrohja e tokësFjalë kyçe
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72