Page 69 - Demo
P. 69


                                    65Mësuam se Forca që ushtron ajri mbi gjithçka që ndodhet në sipërfaqen e tokës, quhet shtypje ose trysni atmosferike. Shtypja atmosferike matet me barometër. Shtypja atmosferike varet edhe nga lartësia mbi nivelin e detit.Ajri i ngrohtë ka veti të ngjitet lart dhe të rrallohet, duke krijuar trysni të ulët. Ajri i ftohtë tkurret, ngjishet, bëhet më i dendur dhe krijon trysni më të lartë. Gjatë dimrit, ajri është i ftohtë, ndaj shtypja atmosferike është më e lartë se në verë.Veprimtaria 3.8Punë eksperimentaleMerrni një gotë dhe mbusheni plot me ujë. Mbulojeni atë me një letër ose karton. Duke e mbajtur mirë letrën ose kartonin të puthitur me gotën, kthejeni gotën përmbys. Hiqeni dorën nga letra ose kartoni.Çfarë ndodh?Letra ose kartoni me të cilën keni mbuluar gotën të kthyer përmbys, nuk e lejon ujin të dalë prej saj.Trysnia atmosferike shtyp në të gjitha drejtimet letrën ose kartonin, pra, ushtron mbi të një forcë më të madhe se pesha e ujit që ndodhet në gotë.Pyetje dhe detyra1. Pse ajri është më i dendur në bregdet se në majë të malit?2. Në cilën lartësi shtypja atmosferike është më e ulët?3. Shkruani disa shembuj eksperimentalë të shtypjes atmosferike.
                                
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73