Page 70 - Demo
P. 70
663.9 Burimet e energjisëDielli, uji dhe ajri janë burime të pashtershme, pa të cilat jeta në Tokë nuk do të ekzistonte. Këto burime, njeriu i ka shfrytëzuar jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për të përmbushur më mirë nevojat e tij. Energjia e përftuar nga shfrytëzimi i këtyre burimeve quhet ndryshe energji e pastër.Dielli është burimi më i madh i energjisë në Tokë. Sot, një pjesë e energjisë së tij përdoret gjerësisht në prodhimin e energjisë elektrike. Kjo realizohet me anë të paneleve diellore, të cilat e shndërrojnë energjinë diellore në energji termike ose elektrike. Era nuk është gjë tjetër, veçse lëvizja e rrymave të ajrit që shkaktohet nga ndryshimi i temperaturës së tij. Turbinat (mullinjtë) e erës ndërtohen në vende ku kalojnë shumë rryma ajri. Kur era fryn, helikat rrotullohen dhe vënë në lëvizje turbinën që prodhon energji elektrike.Energjia që përftohet nga burimet ujore (uji i rrjedhshëm) quhet hidroenergji. Lumi mbush liqenin ose rezervuarin pas digës dhe në momentin që hapen portat e hidrocentralit, uji rrjedh poshtë, në tubat që janë në brendësi të saj, duke vënë kështu në lëvizje turbinat. Duke qenë se puna e hidrocentraleve nuk shkakton ndotje të ajrit, energjia e prodhuar prej tyre quhet energji e pastër. burime të pashtershme, energji e pastër, hidroenergji, ndotje, burime të shtershme, lëndë djegëse fosileFjalë kyçeDSnmej

