Page 71 - Demo
P. 71
67Mësuam se Burimet e energjisë ndahen në: të ripërtëritshme dhe të paripërtëritshme. Burimet e ripërtëritshme, dielli, uji dhe era, quhen ndryshe burime të pastra energjie. Burimet e paripërtëritshme janë burime fosile, sepse pasi digjen, ato nuk ripërtërihen më.Pyetje dhe detyra1. Si ndahen burimet e energjisë?2. Si funksionon një hidrocentral?3. Pse burimet e paripërtëritshme ndotin mjedisin?4. A ka burime termale në vendbanimin tënd? Shkruaj emrat e zonave ku ndodhen ato.Burimet e energjisë që shkaktojnë ndotjen e ajritPërpos burimeve të pastra të energjisë, njeriu, për të përmbushur nevojat e tij përdor edhe burime të tjera të prodhimit të energjisë. Këto burime quhen ndryshe burime të shtershme ose të paripërtëritshme. Pasi digjen, ato prodhojnë hi, dioksid karboni dhe energji. Të tilla janë: qymyri, nafta, benzina dhe gazi natyror. Këto lëndë quhen ndryshe lëndë djegëse fosile dhe janë burim i ndotjes së ajrit, sepse çlirojnë gaze ndotëse në atmosferë.Veprimtaria 3.9Burimet kryesore të energjisëMerrni një xham zmadhues dhe një fletë letre. Mbajeni xhamin në drejtim të diellit, ndërsa fletën e letrës vendoseni poshtë tij. Si mendoni, çfarë do të ndodhë? Rrezet e diellit grumbullohen në xhamin zmadhues dhe fleta që ndodhet nën të, brenda pak minutave do të marrë flakë. Shkruani mendimin tuaj se pse ndodh kështu. Burimet e ujërave termale janë gjithashtu burime të energjisë së ripërtëritshme. Nxehtësia termike e këtyre ujërave që burojnë në sipërfaqe të tokës, vjen nga nëntoka ose nga shtresat e thella të saj.xham zmadhues, fletë letre Mjetet e nevojshme

