Page 72 - Demo
P. 72


                                    683.10 Avullimi, vlimi dhe lëngëzimi i ujitRrezet e diellit bien mbi dete, lumenj, liqene, pra kudo mbi sipërfaqen e tokës. Nën veprimin e temperaturës, uji ngrohet dhe ngrihet lart në formë avujsh. Këta avuj janë të ngrohtë e të lehtë dhe ngjiten lart në qiell. Pra, retë që shohim, s’janë gjë tjetër veçse avujt e ujit, të cilët lëvizin për shkak të erës. Sapo bien në kontakt me rryma të ftohta ajri, ata kthehen në tokë në formë reshjesh. Pra, me avullim kuptojmë shndërrimin e lëngut në gjendje të gaztë. Avullimi është proces natyror që krijohet me rritjen e nxehtësisë së ujit. Një formë tjetër e avullimit është dhe vlimi. Vlimi karakterizohet nga bulëza ose flluska të avullit. Për shembull, nëse vëmë një enë me ujë në zjarr, pas njëfarë kohe uji do të fillojë të ziejë, ndryshe themi se është në gjendje vlimi. Në çastin që avujt e ujit prekin kapakun e enës, në sipërfaqen e tij formohen bulëza të vogla, të cilat kthehen sërish në formë piklash dhe qarkullojnë brenda enës së mbyllur. Ky proces quhet lëngëzim.Si në rastin e parë, kur rrezet e diellit krijojnë qarkullimin e ujit në natyrë, ashtu edhe në rastin e dytë, vëmë re rolin që ka temperatura në kryerjen e këtij procesi.Nxehja e ujit në mënyrë të pandërprerë, derisa ai formon flluska të mëdha,quhet vlim. Temperatura në të cilën ndodh vlimi i ujit, quhet pikë vlimi.Një formënga enzqfpikquhet temperaturë, avullim, bulëza, flluska, vlim, lëngëzim, pikë vlimiFjalë kyçe
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76