Page 74 - Demo
P. 74
703.11 Elektriciteti atmosferikElektriciteti gjendet në trupa të ndryshëm. Këta trupa përbëhen nga grimca të vogla, të cilat kanë ngarkesaelektrike. Ngarkesat janë dy llojesh: pozitive dhe negative. Disa trupa mund të fitojnë ngarkesë elektrike me anë të fërkimit. elektricitet, ngarkesë elektrike pozitive, ngarkesë elektrike negative, elektrizim, rrufe, vetëtimë, bubullimë, rrufepritësFjalë kyçePas fërkimit të shufrës me copën e rrobës prej leshi, do të vëreni se shufra i tërheq ato. Në këtë rast themi se shufra plastike u elektrizua.Trupat e elektrizuar e tërheqin ose e shtyjnë njëri-tjetrin. Kur dy trupa janë me ngarkesë të njëjtë, ata shtyhen; ndërsa kur janë me ngarkesë të ndryshme, tërhiqen. Veprimtaria 3.11aFërkoni shufrën plastike me copën e rrobës prej leshi. Pastaj afroni pranë shufrës disa copëza letre. Çfarë ndodh? shufër plastike, një copë rrobe prej leshi, disa copëza letre Mjetet e nevojshme Veprimtaria 3.11bMerrni dy shufra qelqi. Fërkojini me një copë mëndafshi. Afrojini pranë njëra-tjetrës, si në figurë. Çfarë vini re?

