Page 75 - Demo
P. 75
71Mësuam se Trupat e ndryshëm përmbajnë ngarkesa elektrike. Ngarkesat e njëjta shtyhen, kurse ato me shenja të kundërta, tërhiqen. Rrufeja është një shkëndijë e fuqishme elektrike, që nuk ndodh vetëm ndërmjet reve, por edhe midis tyre dhe tokës. Për t’u mbrojtur nga rrufeja, njerëzit vendosin rrufepritëse në lartësi të caktuara.Elektriciteti gjendet edhe në atmosferë. Kur është mot i keq, elektrizimi rritet më shumë. Gjatë lëvizjes së reve dhe afrimit të tyre prodhohet rrufeja. Rrufeja është një shkëndijë e fuqishme elektrike. Ajo nuk ndodh vetëm ndërmjet reve, por edhe midis tyre dhe tokës. Kur një re e ngarkuar i afrohet tokës, nën ndikimin e saj, sipërfaqja e tokës ngarkohet me shenjë të kundërt. Ngarkesa elektrike mund të jetë aq e madhe, saqë mund të ndodhë shkarkesa elektrike ndërmjet resë dhe tokës. Kjo shkarkesë njihet me emrin vetëtimë, ndërsa zhurma që ne dëgjojmë menjëherë pas saj, quhet bubullimë. Kur rrufeja shkarkon në tokë, është e rrezikshme, sepse goditja e saj mund të shkaktojë zjarr ose djegie. Për t'u mbrojtur prej saj, njerëzit vendosin rrufepritësenë majë të ndërtesave të larta.Si të mbroheni nga rrufejaGjatë një moti të keq:- nuk duhet të qëndroni poshtë pemëve, sepse mund të shërbejnë fare lehtë si rrufepritëse. Largësia nga pema duhet të jetë rreth dy herë sa lartësia e saj;- nuk duhet të qëndroni në këmbë në një fushë, por ulur; - mos përdorni telefon me kabllo. Nëse një rrufe godet linjat e jashtme telefonike, elektriciteti përçohet edhe te ju;- nëse qielli fillon të errësohet, shpejtësia e erës rritet dhe nisin vetëtimat, shkoni në një vend ku mund të jeni të sigurt.Pyetje dhe detyra:1. Sa lloje ngarkesash elektrike njihni?2. Si elektrizohet një trup?3. Si shkaktohet rrufeja?4. Çfarë duhet të bëjmë për t’u mbrojtur nga rrufeja?

