Page 76 - Demo
P. 76


                                    723.12 Qarku elektrik. Ndërtimi i tijRryma elektrike është rrjedha e elektricitetit në një drejtim të caktuar. Gjatë përdorimit të saj, gjithmonë formohet një qark elektrik. Në qark, rryma elektrike rrjedh nga poli pozitiv në polin negativ. Për të kuptuar më mirë se si ndodh kjo, ndërtoni vetë një qark të thjeshtë elektrik.qark elektrik, bateri, tela përçuesFjalë kyçeVeprimtaria 3.12anjë bateri, dy tela përçues të veshur, një llambë e vendosur në një mbajtëse, çelës Mjetet e nevojshme Në fillim, zhvishni deri në 2 cm mbështjellësen plastike të dy telave përçues. Lidhni skajet e telave me polet e baterisë, me çelësin dhe me llambën, si në figurë.Do të vëreni se kur çelësi është i mbyllur, rryma kalon në qark dhe llamba ndizet, ndërsa kur çelësi është i hapur, rryma elektrike ndërpritet dhe llamba nuk ndizet. Bateritë janë të llojeve të ndryshme. Ato kanë polin pozitiv (+) dhe polin negativ (-). Çelësi shërben për hapjen dhe për mbylljen e qarkut. + – +–
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80