Page 77 - Demo
P. 77


                                    73Mësuam se Qarku elektrik i thjeshtë përbëhet nga elemente të tilla si: bateria, telat përcjellës, llamba dhe çelësi. Çelësi hap dhe mbyll rrymën elektrike në qark.Pyetje dhe detyra1. Cilat janë elementet përbërëse të një qarku të thjeshtë elektrik?2. Çfarë ndodh me llambën, kur qarku është i mbyllur? Pse?3. Çfarë ndodh me llambën, kur qarku është i hapur?Veprimtaria 3.12bLidhni me shirit ngjitës dy bateritë së bashku, për të përftuar një bateri më të fuqishme. Sigurohuni që poli pozitiv i njërës bateri të jetë vendosur kundrejt polit negativ të baterisë tjetër. Më pas, lidhni në qark llambat siç tregohet në figurë. Mbyllni çelësin dhe vrojtoni llambat. Çfarë do të vëreni? Po kur hapni çelësin?– + –+ dy bateri, dy llamba në mbajtëse llambash, çelës, tel përçues, shirit ngjitës Mjetet e nevojshme 
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81