Page 78 - Demo
P. 78


                                    743.13 Përcjellësit dhe veçuesit elektrikëTrupat janë përcjellës ose veçues të elektricitetit. Përcjellës të mirë të elektricitetit janë metalet, si: bakri, alumini, hekuri, ari etj. Prandaj, për të shpërndarë energjinë elektrike që prodhohet në hidrocentraleapo centrale, deri në shtëpitë tona, përdoren telat metalikë, zakonisht prej bakri ose prej alumini. Për të provuar që një trup është përcjellës i elektricitetit, ne mund të përdorim qarkun e thjeshtë elektrik që ndërtuam më herët.Kur ndërtuam qarkun elektrik, telat që përdorëm ishin përcjellës bakri të veshur. Pra, themi që bakri është përcjellës i elektricitetit. përcjellës elektrik, veçues elektrik, metal, hidrocentral, plastikë Fjalë kyçeVeprimtaria 3.13aNë qarkun elektrik që ndërtuat, prisni me pinca (me ndihmën e mësuesit/es) njërin nga përcjellësit. Midis skajeve të tij lidhni një kapëse të vogël letrash. Çfarë vëreni? Kapësja prej alumini e përcjell elektricitetin. Në të njëjtin përfundim do të arrini edhe po të përdorni gozhdën, telin prej çeliku etj. Kjo tregon që metalet janë përcjellës të elektricitetit. Ndërsa jopërcjellësit (veçuesit) elektrikë janë prej plastike, qelqi, zifti etj. Për këtë arsye, telat që përdorët për ndërtimin e qarkut ishin të veshur me plastikë. Këtë gjë mund ta vini re edhe te telat që shpërndajnë elektricitetin brenda mjediseve të shtëpisë. Po kështu, edhe te spinat që futen në prizë apo pincat që përdoren për të prerë një përcjellës të veshur me plastikë. Kjo bëhet për t’u mbrojtur nga elektriciteti, sepse plastika është veçues elektrik. qarku elektrik që ndërtuat, kapëse letrash (prej alumini), gozhdë, copë tel prej çeliku, pinca Mjetet e nevojshme 
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82