Page 8 - Demo
P. 8


                                    1 Materialet dhe vetitë e tyre4natyrë, ekosistem, burime të ripërtëritshme,burime të paripërtëritshmeFjalë kyçe1.1 Natyra dhe studimi i sajNatyra është mjedisi përreth nesh. Në këtë mjedis gjenden materiale që vijnë nga bota e gjallë dhe nga ajo jo e gjallë. Bota e gjallë përbëhet nga të gjitha gjallesat që marrin frymë, ushqehen, rriten, lëvizin, riprodhohen dhe kanë shqisa.Bota jo e gjallë përbëhet nga: dheu, shkëmbi, uji, mineralet, metalet etj. Të gjitha gjallesat bashkëveprojnë si me njëra-tjetrën, ashtu edhe me materialet që vijnë nga bota jo e gjallë. Ky bashkëveprim ndodh brenda një ekosistemi natyror. Natyra na siguron një sërë burimesh të nevojshme për të jetuar. Burimet e saj ndahen në: burime të ripërtëritshme (burime, që nuk harxhohen kurrë, si energjia e diellit, energjia e erës, energjia e ujit) dhe burime të paripërtëritshme (burime, të cilat nuk janë të përhershme: si nafta, mineralet, uji i pijshëm). ëtë mjedis gjallë a,njëra tjetrën
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12