Page 82 - Demo
P. 82
783.15 Përdorimi dhe mbrojtja nga elektricitetiRryma elektrike është e pranishme kudo. Njerëzit e përdorin atë si për ndriçim, ashtu edhe për të vënë në punë shumë pajisje shtëpiake si: televizor, frigorifer, makinë larëse etj. Ajo prodhohet në hidrocentrale, termocentrale, centrale bërthamore etj. Nga vendi ku prodhohet deri në shtëpitë tona, energjia elektrike vjen nëpërmjet kabllove dhe telave prej bakri ose prej alumini. Shtyllat që mbajnë kabllot apo telat që përçojnë energjinë elektrike, bartin shumë rreziqe. Po kështu, duhet të bëjmë kujdes me elektricitetin e rrjetit, sepse nëse kalon në trupin tonë, mund të pësojmë goditje elektrike.Rryma, nëse nuk preket, nuk është e rrezikshme, por mund të jetë vdekjeprurëse kur bie në kontakt me të.Nëse jeni duke luajtur jashtë, kurrë mos u afroni afër pajisjeve elektrike, siç janë: shtyllat me kabllo apo tela të energjisë elektrike.Asnjëherë mos u përpiqni të hipni në ndonjë pemë mbi të cilën kalojnë kabllot e energjisë elektrike. Asnjëherë mos luani me lodra fluturuese afër një shtylle elektrike.Kujdes duhet të tregoni dhe gjatë përdorimit të pajisjeve shtëpiake. Pajisjet kanë spina, të cilat duhet të futen në prizat në mur. Në çdo rast, përpara se ta hiqni spinën nga priza, fikeni pajisjen. rrezik, goditje elektrike, spinë, prizëFjalë kyçeKUJDES!TENSION I LARTË,Nga venenetke rrtë pësoj.roni eese ktrike.

