Page 83 - Demo
P. 83


                                    79Mësuam se Elektriciteti është kudo rreth nesh. Njerëzit duhet të tregojnë kujdes në përdorimin e elektricitetit.  Elektriciteti mund të shkaktojë situata të rrezikshme për jetën.Pyetje dhe detyra1. Ku prodhohet energjia elektrike?2. Pse është e rrezikshme të luajmë afër shtyllave të elektricitetit?3. Çfarë kujdesi duhet të tregojmë, kur përdorim pajisjet shtëpiake?4. Tregoni ndonjë rast ku përdorimi i elektricitetit mund të ketë qenë i rrezikshëm për jetën e përdoruesit.Mos i fusni kurrë në prizëgishtat apo objekte tëndryshme, sidomos atometalike, pasi mund tëpësoni goditje elektrike.Mos i thani flokët në banjë. Mos i përdorni asnjëherë pajisjet elektrike kur i keni duart të lagura ose kur jeni brenda në vaskë, sepse mund të pësoni goditje elektrike.Nëse shikoni priza dhe kabllo të dëmtuara, mos i prekni ato. Nëse shihni ndonjë pajisje elektrike ose kabllo të përfshirë nga zjarri, mos hidhni ujë mbi të. Nëse shihni situata të rrezikshme që kanë të bëjnë me elektricitetin, lajmëroni të rriturit!
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87