Page 85 - Demo
P. 85
81Veprimtaria 3.16Lidhni me fije mesin e dy magneteve shufër. Mbajeni fundin e fijes me dorë, në mënyrë të tillë që magnetet të lëkunden. Kur magnetet të ndalojnë së lëkunduri, afrojini me njëri-tjetrin. Çfarë ndodh me to?Tani, mbajeni magnetin në mënyrë të tillë që, skajet me të njëjtën ngjyrë, për shembull të kuqe, të jenë përballë njëri-tjetrit. Përsëriteni provën disa herë. Çfarë vini re?Mësuam se Magneti tërheq disa objekte metalike, të cilat quhen objekte magnetike. Magnetet kanë dy pole. Polet e kundërta tërheqin njëri-tjetrin, ndërsa polet e njëjta shtyhen.Pyetje dhe detyra1. Cilat objekte tërheqin magnetet?2. Cilat janë polet e magneteve? 3. Cilat pole shtyhen? Cilat pole tërhiqen?4. Vizatoni magnetin në formë patkoi dhe shënoni në skajet e tij polet përkatëse.

