Page 86 - Demo
P. 86


                                    823.17 Lëndët magnetike dhe jomagnetikeMagnetet përdoren për prodhimin e shumë pajisjeve, të cilat janë pjesë e jetës së përditshme. Ato përdoren më shumë në pajisjet si televizor, radio, kompjuter etj. Gjithashtu, magnetet përdoren për ndarjen e lëndëve magnetike nga ato jomagnetike. Por, cilat janë lëndë magnetike dhe cilat jomagnetike?Veprimtaria 3.17aFillimisht, afroni te magneti secilin prej objekteve metalike.Vëzhgoni çfarë ndodh. Rezultatet e provës shkruajini në fletore.Tani provoni të afroni te magneti objektet e tjera, që nuk janë prej metali. Çfarë vini re? Si përfundim, mund të themi se lëndë magnetike quhen ato lëndë që tërhiqen nga magneti. Të tilla janë: hekuri, çeliku, alumini etj. Ndërsa lëndë jomagnetike janë ato që nuk tërhiqen prej magnetit, për shembull: plastika, letra, druri etj.Veprimtaria 3.17bMerrni një magnet dhe vendoseni pranë një gozhde. Më pas, gozhdën, pa e shkëputur nga magneti, afrojeni te gozhdët e tjera. Çfarë vëreni?Po nëse largohet magneti, çfarë ndodh? Një trup prej lënde magnetike mund të kthehet në një magnet të përkohshëm.lëndë magnetike, lëndë jomagnetikeFjalë kyçemagnet, materiale të ndryshme si: gozhdë, stilolaps, vizore, sustë, gomë, laps, kapëse letrash etj. Mjetet e nevojshme magnet, disa gozhdë  Mjetet e nevojshme 
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90