Page 88 - Demo
P. 88
843.18 Punë praktike: Fuqia e magneteve. Gjilpëra magnetike Veprimtaria 3.18aForca tërheqëse e magnetitVendosni kapësen e letrave te numri zero i vizores (si në figurë). Në skajin tjetër të vizores, vendosni magnetin, me polin veri përballë kapëses. Afrojeni ngadalë magnetin drejt saj. Pasi magneti të ketë tërhequr kapësen e letrave, vëreni sa milimetra është zhvendosur ajo drejt tij. Shënoni milimetrat në fletore. fuqia e magnetit, gjilpërë magnetike, busull Fjalë kyçedy magnete të ndryshme, kapëse letrash, vizore Mjetet e nevojshme Përsëriteni provën, por tani me polin e jugut të magnetit. Matni përsëri sa milimetra është zhvendosur kapësja. Shënoni në fletore dhe krahasoni fuqitë e dy poleve të magnetit. Përsëriteni provën me një magnet tjetër. Çfarë vini re?Për të provuar që një trup është magnetik ose jomagnetik përdorim edhe gjilpërën magnetike, e cila është një magnet në formë gjilpëre, me dy pole të ngjyrosura. Me ngjyrë të kuqe është poli i veriut, kurse me ngjyrë blu është poli i jugut. Nëse afrojmë pranë gjilpërës një trup magnetik, ajo do të lëvizë; ndërsa kur afrojmë një trup jomagnetik, gjilpëra nuk lëviz.

