Page 90 - Demo
P. 90


                                    863.19 Ndërtimi i elektromagnetit. Përdorimi i tijElektromagnetet ndërtohen duke përdorur rrymën elektrike. Për të ndërtuar një elektromagnet na nevojiten: një bateri, një gozhdë çeliku, kapëse letrash, gjilpërë magnetike dhe dy tela përçues elektrikë.Gozhdën mbështilleni sa më dendur me telin përçues. Të dyja skajet e telit përçues lidhini me polet e baterisë, si në figurë. Për të provuar elektromagnetin, afroni pranë gozhdës një kapëse letrash ose një gjilpërë magnetike. Çfarë vëreni? Përsëriteni provën, duke shkëputur njërin nga përcjellësit prej polit të baterisë. Po tani, çfarë vini re?Kur kalon rrymë elektrike, gozhda magnetizohet dhe, për pasojë, tërheq kapësen ose gjilpërën magnetike.Kur nuk kalon rrymë elektrike, gozhda nuk ka veti tërheqëse.VJP LElektromagnetet përdoren gjerësisht në jetën e përditshme. Ato i gjejmë në disa pajisje shtëpiake, si: makina larëse, shtrydhësja e frutave etj. 
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94