Page 93 - Demo
P. 93


                                    89Mësuam se Elektroskopi përbëhet nga një shufër metali, e mbyllur brenda një ene qelqi, e cila ka dy fletë metalike shumë të holla (ari ose alumini), të lidhura në pjesën e poshtme të saj.  Në pjesën e sipërme, elektroskopi ka një sferë të vogël, e cila merr ngarkesën elektrike të objektit që duam të studiojmë.Hapi 3Kaloni nëpër tapë telin e bakrit. Sigurohuni që pjesa e përdredhur të jetë drejt majës së elektroskopit.Hapi 4Bëni një kthesë të lehtë (në formë L-je) në skajin e poshtëm të telit të bakrit. Hapi 5Priteni letrën e aluminit në mënyrë të tillë që të formoni dy trekëndësha me gjatësi brinje afërsisht 3 centimetra. Duhet që të dy trekëndëshat të jenë identikë.Sigurohuni që ata të jenë aq të vegjël, sa të mos prekin muret e brendshme të vazos.Hapi 6Bëni nga një vrimë të vogël në cepin e sipërm të secilit trekëndësh dhe vendosini të dy në skajin e poshtëm të telit të bakrit.Mundohuni t'i mbani sa më lirshëm trekëndëshat e vegjël, në mënyrë që të mos përthyhen ose rrudhosen.Hapi 7Vendosini kapakun vazos dhe mbylleni me shumë kujdes, që trekëndëshat prej alumini të mos prishen.Është e rëndësishme që të dy trekëndëshat të jenë në kontakt, kur vulosim enën. Nëse nuk është kështu, atëherë do t’ju duhet të modifikoni kthesën e telit të bakrit, derisa fletët të prekin njëra-tjetrën.Pyetje dhe detyra1. Përse përdoret elektroskopi?2. Tregoni hapat e ndërtimit të një elektroskopi të thjeshtë.
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97